Çmenduri në timon! Shoferi sfidon shtetin në Elbasan–Pajovë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.07.2025, 21:52

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një rast ekstremisht të rrezikshëm në rrugën Elbasan–Pajovë, ku një shofer ka lëvizur gjatë gjithë kohës brenda korsisë me viza të pandërprera, duke rrezikuar seriozisht jetën e vet dhe të të tjerëve.

Denoncuesi, që ka hyrë në të njëjtën korsi vetëm për të filmuar situatën, e quan shoferin një "kamikaz" në timon, dhe thotë se gjithë rruga ka qenë kështu – një shkelje e vazhdueshme dhe e pafrenuar e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas qytetarit, veprimet e tilla jo vetëm që sfidojnë çdo normë sigurie, por tregojnë edhe mungesën e kontrollit dhe ndërhyrjes nga autoritetet përkatëse.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

"Përshëndetje, si jeni? Shife çfarë bëhet, o vëlla. Kamikaz fare! Kam hyrë dhe vetë aty te vizat e pandërprera vetëm për t’i bërë videon. Gjithë rruga kështu ka qenë. Në rrugën e Elbasanit për në Pajovë, që e kemi parë vetë. E di që kam hyrë dhe vetë aty te vizat e pandërprera, por hymë vetëm për t’ia bërë videon".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit