Dy familje nga Gjermania që po kalojnë pushimet në Sarandë kanë denoncuar përmes një mesazhi dërguar në JOQ një situatë të rëndë mjedisore përballë hotelit ku janë akomoduar. Sipas tyre, çdo ditë në një ndërtesë pranë Hotel Butrinti digjet diçka që lëshon tym të zi dhe të dendur, duke ndotur ajrin dhe krijuar një atmosferë të papërshtatshme për pushime.
Ata dyshojnë se po digjen mbeturina dhe plastikë, gjë që jo vetëm ndikon në përvojën e turistëve, por dëmton rëndë edhe imazhin e qytetit. Në të njëjtën zonë, përballë kësaj ndërtese, ndodhet një plazh që konsiderohet publik, por ku u kërkohet pagesë pushuesve, një gjë që familjet e konsiderojnë diçka mashtruese dhe të pajustifikueshme.
Turistët shprehen të zhgënjyer nga mosreagimi i autoriteteve, ndërkohë që theksojnë se e duan Shqipërinë, por vërejnë një mungesë serioze të kujdesit në Sarandë për mjedisin dhe mirëqenien e vizitorëve.
Më poshtë, mesazhi i plotë në dy gjuhë:
"Hello Team JOQ,
We are two families from Germany and are vacationing in your beautiful country.
We wanted to report a problem. Every day we experience a poor environment in front of the hotel.
We are vacationing in Saranda and are staying at the Hotel BUTRINTI.
Something is being burned every day in the building in front of the hotel. Black smoke rises all day long. The smoke poisons the air and stinks.
We suspect that garbage and plastic are being burned. This is not normal.
In front of the smoking building is supposed to be a public beach. Tourists are supposed to pay there. This is a rip-off.
We happened to see your Instagram page and wanted to report it.
We love Albania, but here in Saranda we notice that the responsible authorities are not paying attention.
Thank you very much.
The Schultz family & the Mecke family"
Përkthimi në shqip:
"Përshëndetje skuadra JOQ,
Jemi dy familje nga Gjermania dhe po kalojmë pushimet në vendin tuaj të bukur.
Dëshironim të raportonim një problem. Çdo ditë përjetojmë një mjedis të ndotur përpara hotelit.
Po pushojmë në Sarandë dhe po qëndrojmë në Hotel BUTRINTI.
Çdo ditë digjet diçka në godinën përballë hotelit. Tym i zi ngrihet gjatë gjithë ditës. Tymi helmon ajrin dhe kundërmon.
Dyshojmë se po digjen mbeturina dhe plastikë. Kjo nuk është normale.
Përpara godinës që lëshon tym ndodhet një plazh publik. Turistët duhet të paguajnë aty. Kjo është një mashtrim.
Rastësisht pamë faqen tuaj në Instagram dhe donim ta raportonim.
E duam Shqipërinë, por këtu në Sarandë vëmë re se autoritetet përgjegjëse nuk po tregojnë kujdes.
Faleminderit shumë.
Familja Schultz & familja Mecke"