U nisën për të shitur peshk në Borsh, çifti u përplas për vdekje nga “Benzi” me shpejtësi 200 km/h

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.07.2025, 17:56

Detaje të reja janë zbardhur rreth aksidentit tragjik që ndodhi ditën e sotme në aksin Borsh-Plazh ku një çift bashkëshortësh humbën jetën pas përplasjes së furgonit të tyre me një fuoristradë.

Viktimat Kujtim Mehmeti, 60 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, po udhëtonin me një furgon “Benz Vito”, kur u goditën “kokë më kokë” nga një fuoristradë tip “Benz”.

Dy personat që ndodheshin në fuoristradë, shoferi Myfit Qejvani dhe pasagjeri i tij, janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital, ku njëri është në gjendje kritike.

Sipas të dhënave paraprake, fuoristrada dyshohet se po lëvizte me rreth 200 km/h në krah të kundërt dhe pa asnjë tentativë frenimi.

Çifti i viktimave kishin shkuar në Borsh për të tregtuar peshk dhe ndodheshin në korsinë e tyre, me rripat e sigurimit të vendosur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit