Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin për Azgan Mërnicën, autorin e vrasjes së efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia.
24-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për vrasjen e rëndë të ndodhur në maj të vitit 2024 në fshatin Baltëz.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Baltëz–Dermenas, ku efektivi Cenalia i kërkoi Mërnicës të ulte shpejtësinë në një zonë të banuar. Ky i fundit ndaloi makinën, doli jashtë dhe qëlloi tre herë me armë zjarri ndaj policit 29-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend. Mërnica po udhëtonte me nënën e tij në momentin e ngjarjes.
Mërnica u dënua për veprat penale: “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.