Dy ditë më parë redaksia jonë denoncoi me pamje se si shoferi i një automjeti tip “Benz” në zonën e Longomares në Vlorë, rrezikoi jetën e tij dhe të qytetarëve të tjerë në rrugë, duke kryer manovra të rrezikshme parakalimi.
Në pamje duket se si shoferi i paduruar ngjitet mbi trafikndarësen e rrugës, dhe shmang të gjithë trafikun duke parakaluar disa automjete njëherësh.
Vlonjatët të cilët i njohin mirë kokat e zonës, thonë se me këtë makinë lëviz një personazh me goxha pushtet në Selenicë. Më konkretisht bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Selenicës Nertil Bellaj. Qytetarët shprehen të bindur se kjo makinë qëndron e parkuar herë pas here përpara ambienteve të bashkisë, dhe e kanë parë kryebashkiakun disa herë që të lëvizë me këtë automjet.
Por për kryebashkiakun është bërë ‘kurban’ një i afërm i tij, Erjon Bellaj! Pas publikimit të pamjeve nga ana jonë, Policia e Vlorës ka reaguar duke ndërshkuar me 40 000 lekë Erjonin pasi ka kryer manovra të rrezikshme parakalimi. Redaksia jonë falenderon Policinë për reagimin e bërë në këtë rast, duke ndëshkuar një shofer që rrezikon veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.