Ish-i e shantazhon me foto intime nga xhelozia, e reja: Po më shkatërron jetën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.07.2025, 15:53

Një qytetare denoncon ish-bashkëshortin e saj për përndjekje dhe shantazh me foto intime, ndonëse ata janë ndarë. Sipas denoncimit të bërë për TVA News, ish-bashkëshorti, Elvin Husha, ka hapur adresa false në emër të saj, duke e kërcënuar me publikimin e materialeve intime.

Denoncuesja shprehet se ndarja mes saj dhe personit në fjalë erdhi si pasojë e sjelljeve të dhunshme dhe përdorimit të alkoolit nga ana e tij. Ajo thotë se ka denoncuar ngjarjet në polici, por ende nuk është marrë asnjë masë për të ndërprerë këtë përndjekje.

Më tej, qytetarja kërkon ndihmën e autoriteteve për t’i dhënë fund këtyre veprimeve të paligjshme, që po i shkaktojnë dëme të mëdha si në jetën private, ashtu edhe në shëndetin e saj psikologjik. Ajo thekson se ish-bashkëshorti po i dëmton jetën e saj të re familjare dhe po e shkatërron atë.

Denoncuesja ka kërkuar që ish-bashkëshorti të ndalojë me këto veprime dhe të lërë të qetë atë dhe bashkëshortin e saj, pasi çdo ditë që kalon është një përpjekje e vazhdueshme për t’i rikthyer stresin dhe ankthin që ka përjetuar gjatë martesës së mëparshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit