Rakipi i Kamzës s’mban fjalën e para dy viteve, rruga e Laknasit copë-copë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.07.2025, 15:29

Në vitin 2023, Bashkia Kamez shpalli një projekt ambicioz për rehabilitimin e rrugës në Laknas, e cila ishte në një gjendje të rënduar dhe e pasigurt për qarkullimin. Ky projekt, i cili do të sillte një rrugë të asfaltuar dhe të ndriçuar, ishte një premtim i fortë nga kryetari i bashkisë, i cili siguroi banorët se puna do të përfundonte në një periudhë prej 4 muajsh. Fatkeqësisht, dy vjet pas kësaj njoftimi, rruga ende nuk ka marrë përmirësimin e premtuar dhe nuk ka asnjë shenjë të investimeve të nevojshme.

Deri më tani, rruga mbetet e mbuluar me çakull, e cila krijon vështirësi të mëdha për përdoruesit. Çakulli, veçanërisht kur është i lagësht, është një rrezik i vazhdueshëm për aksidente, duke pasur parasysh se kjo është një nga rrugët kryesore që lidh Laknasin me qytetin e Durrësit. Banorët e zonës dhe të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë janë të pakënaqur dhe të lodhur nga dështimi përfundimtar i realizimit të projektit.

"Miredita JOQ! Shikojeni pak këtë postim të bërë nga bashkia Kamëz në faqen e saj në vitin 2023 për rehabilitimin e rrugës së Laknasit. Sot jemi në 2025 dhe kjo rruge vijon të mbetet me çakull që nxjerr kaviljen po nuk e pate mendjen. Ishte vetë kryetari që premtoi këtë rrugë para banorëve për 4 muaj. I kemi bërë kërkesë për shtrimin e kësaj rruge dhe pajisjen me ndriçim. Asgjë nuk është bërë", shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit