Me qëllim të informimit të publikut të gjerë, ju lusim të jeni të vëmendshëm të mos bini pre e mashtrimeve përmes SMS të cilët përmbajnë URL mashtruese duke pretenduar se automjeti juaj është regjistruar nga pajisjet e sigurisë dhe ku pretendohet se ju duhet të paguani gjobën në trafik.
SMS të tillë dërgohen nga numra që janë jashtë Kosovës dhe permbajne URL te shkurtera.
Ju lusim që të mos klikoni në URL që vijnë përmes mesazheve të tilla.
Në asnjë rast nuk dërgon SMS mesazhe ku kërkohet pagesa e gjobave në trafik.
Secili që pranon SMS të tillë ti adresoni në emalin [email protected] me qellim të marrjes së masave për bllokim dhe hetim.