Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Borsh.
Mësohet se dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një 'Benz' dhe një furgon, në rrugën e plazhit.
Kujtim Mehmeti, rreth 60 vjeç ka humbur jetën në vendngjarje bashkë me bashkëshorten e cila aktualisht nuk është identifikuar me emër. Ndërkohë shoferi i mjetit tip 'Benz' Myfit Qevani, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore bashkë me pasagjerin e tij.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njofitmi i policisë:
Borsh/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, punohet për identifikimin e saj. Gjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.