Një qytetar ka denoncuar në rrjetet sociale një rast shqetësues që ngre pikëpyetje serioze për sigurinë ushqimore në supermarketet vendase. Ai shprehet se ka blerë një pako biskotash në një prej supermarketeve për 150 lekë, dhe brenda tyre ka gjetur qime, duke publikuar edhe prova vizuale për këtë rast.
“Përshëndetje! Shikoni çfarë shet supermarket KMY-ja! Biskota me qime. I bleva 150 lekë”, shkruan qytetari.
Raste të tilla jo vetëm që rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve, por tregojnë edhe mungesën e standardeve bazë të higjienës dhe kontrollit cilësor në zinxhirët tregtarë. Autoritetet përkatëse duhet të ndërhyjnë përmes inspektimeve rigoroze, ndërkohë që qytetarët inkurajohen të denoncojnë çdo shkelje për të garantuar një treg të sigurt dhe të kontrolluar ushqimor.