Invalidët në Vorë pa ilaçe, shteti iu vonon pagesat e KEMP-it

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.07.2025, 13:05

Në redaksinë e JOQ ka mbërritur një denoncim nga një çift në Vore. Burrë e grua shprehin shqetësimin e thellë për vonesën e pagesave të KEMP-it. Sipas tyre, edhe pse data ka kaluar dhe po vjen 31 korriku, ata akoma nuk kanë marrë asnjë ndihmë financiare, e cila është jetike për të përballuar jetesën. Kjo nuk është një situatë e vetme. Qytetarët e tjerë që kanë të njëjtën problematikë janë gjithashtu në pritje të pagesave të KEMP-it, të cilat duhej të ishin shpërndarë që më 20 korrik. Edhe pse ata janë njoftuar më 15 korrik nga punonjësit e bashkisë Vore se letrat janë dërguar në zyrat e financës, po pagesa nuk ka.

Përballë kësaj vonese, shumë qytetarë mezi përballojnë çmimet e ilaçeve dhe ushqimeve, dhe po kalojnë një periudhë të vështirë, pa pasur mundësi për t'u kujdesur për shëndetin dhe jetesën e tyre. Situata ngre shqetësime të mëdha për trajtimin e invalidëve nga shteti. Denoncuesja kërkon një reagim urgjent nga autoritetet për të siguruar shpërndarjen e pagesave dhe për të lehtësuar vështirësitë që po kalojnë invalidët. Të gjendur në një situatë të vështirë ata i bëjnë thirrje Ramës për zgjidhje. Invalidët nuk mund të presin më!

"Përshëndetje! Ju lutem mund te na ndihmoni me një postim se mbase e shikon ai i gjati qe kemi kryeministër sepse shokët dhe shoqet e tij i marrin rrogat ne date fikse. Për invalidët perse nuk kujtohet asnjëherë shteti? Data nesër 31 korrik dhe akoma s’kemi marre leket e KEMP-it. Ku do hamë? Ilaçet me çfarë lekësh do i marrim? Dhe sa do blejmë ne dyqan me liste? Duhet te kishin dal qe me date 20 korrik. Iku ky muaj, po vjen gushti. Ai mortja qe kemi ne krye mbase e shikon. Jemi burrë e grua me KEMP. Jetojmë ne Vore. Me daten 15 korrik na thane punonjësit e bashkisë Vore qe i kemi dërguar letrat te zyrat e financës por asgjë akoma", shkruan denoncuesja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit