Sot do të bëhet varrimi i mërgimtarit Rrahim Latifi, trupi i pajetë i të cilit u gjet dje në Ujman.
Sipas burimeve brenda familjes, varrimi i mërgimtarit 35 vjeçar do të bëhet në varrezat e Shipolit me ikindi (16:44).
Kujtojmë se trupi i tij u gjet dje në Ujman me bashkëpunim të FSK-së, Policisë së Kosovës, ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe KFOR-it pas tri ditësh kërkimi.
