Aksion policor në një klub nate në Gostivar, kapen 15 femra

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2025, 12:38

SPB Tetovë njofton se mbrëmë është kryer aksion policor në një objekt hotelierike, ku janë gjetur 15 femra, prej të cilave disa shtetase të huaja.

“Më 30.07.2025 në periudhën nga ora 01:05 deri në orën 02:10 në rajonin e DPB Gostivar është kryer një kontroll aksion në një objekt hotelierik- klub nate në rrugën “Ilinden” në Gostivar, pronë e personit J.A.(49) nga Gostivari, janë gjetur 15 femra, nga të cilat 11 shtetase maqedonase dhe katër shtetase të huaja të moshës nga 31 deri në 42 vjeç nga Serbia dhe Ukraina.

Shtetaset e huaja janë shoqëruar dhe ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit