Dy muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, komisionerët akoma nuk kanë marrë pagesat për punën e tyre nga KQZ. Vonesa ka shkaktuar pakënaqësi, pasi komisionerët po presin pa asnjë shpjegim, ndërkohë që pagat e tyre duhet të ishin kaluar nga KQZ shumë kohë më parë.
Denoncimet e qytetarëve dhe komisionerëve vijnë pas një periudhe të gjatë pritjeje, që për shumicën e tyre duket se është pa shpresë. Fondet për zgjedhjet e 11 majit kanë mbërritur në KQZ, e cila ka marrë një shumë të konsiderueshme për organizimin e zgjedhjeve.
Kjo përfshin një buxhet të madh për sigurimin e infrastrukturës, pagesat për operatorët dhe përgatitjen e materialeve. Ndërsa fondet kanë shkuar te operatorët, komisionerët nuk kanë marrë ende asgjë, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe menaxhimin e fondeve nga ana e KQZ.
Çdo komisioner duhet të marrë pagesën e merituar për kontributin e tij në një proces kaq të rëndësishëm për demokracinë shqiptare. Deri tani, asnjë reagim zyrtar nga KQZ apo kryekomisioneri Ilirjan Celibashi nuk është bërë në lidhje me këtë problem.
"Përshëndetje! Çfarë behet me këto leket e komsionereve nga KQZ? Akoma nuk na i kane kaluar. Thonë qe kane ardhur vetëm te operatoreve po bëhen 2 muaj. Për komisioneret s’kanë dale akoma. Theksoj se nga partitë pagesa është kryer ndërsa nga KQZ asgjë akoma", shkruan një prek komisionerëve.