Legjenda thotë se IMT të kursen, nqs i heq xhamat anësorë lokalit që ka zënë gjysmën e trotuarit të këmbësorëve dhe nëse i ke ngritur karriget e tavolinat mbi një copë betoni 1 pëllëmbë po në mes të trotuarit.
Trotuari, i cili për vite me radhë ishte i rrethuar nga kjo barrierë transparente e lokalit, më në fund merr frymë lirisht.
Këmbësorët, të emocionuar, raportohet se kanë ndaluar për të admiruar këtë pamje e cila më në fund po merr frymë.
Platforma e betonizuar, karriget dhe tavolinat mbeten në vendin e tyre, si një monument i palëvizshëm, dëshmor për këtë kompromis historik në mes të trotuarit.
Burime pranë IMT për lirimun e hapësirave publike e kanë cilësuar operacionin "një sukses të plotë dhe një model për t'u ndjekur që t'i shpëtosh prishjeve".