“Makina me GPS prej 1 muaji në Vlorë, policia më gjobit në Durrës”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.07.2025, 13:08

Një qytetar ka ngritur një shqetësim serioz për gjobat e pajustifikuara që vendosen nga Policia Rrugore, të cilat jo vetëm që hidhen me vonesë në sistem por janë edhe të pasakta përsa i përket vendndodhjes.

Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se më datë 27 korrik ka marrë një gjobë në Durrës, ndërkohë që makina e tij ka qenë dhe është në Vlorë, një fakt i konfirmuar nga sistemi GPS i vendosur në mjet.

Ai thotë se më datë 1 korrik makina ka hyrë në Shqipëri dhe që prej atij momenti ka qëndruar vetëm në Vlorë. Sipas qytetarit kjo nuk është hera e parë që policia bën "gabime" të tilla duke vendosur mbi kurrizin e qytetarëve gjoba të pasakta dhe të pajustifikueshme.

Qytetari kërkon ndërhyrje nga institucionet përkatëse për të verifikuar saktësinë e gjobave të vendosura dhe për të ndaluar praktikat abuzive që rëndojnë padrejtësisht mbi qytetarët ndërkohë që për policët janë thjesht plotësim norme ditore.

Ndërkohë duhet thënë se hedhja e gjobave me vonesë në sistem është një tjetër problem me të cilin përballen çdo ditë qytetarët shqiptarë. Sipas tyre kjo praktikë është e qëllimshme nga ana e policisë, që qytetarët përveç gjobës që kanë marrë, shpeshherë ta pa njoftuar fare, të paguajnë edhe kamatëvonesën.

Denoncimi i qytetarit:

"Pershendetje JOQ. Doja te beja nje denoncim pasi eshte e disata here qe marim gjoba nga policia nderkohe qe makina nuk ka qene fare ne ate vend. Makina eshte me GPS dhe me 27 kam marre nje gjobe ne Durres nderhoh makina ka qene ne Vlore. Makina eshte blere para 1 muaj dhe nuk ka kaluar kurre ne ate rruge. Ka 1 muaj vetem ne Vlore. Nga data 1 korrik qe eshte futur ne Shqiperi vetem keto rruge ka bere"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit