Një qytetare nga Tirana ka denoncuar një incident të papritur në lidhje me biskotat Plasmon që kishte blerë në një market të njohur. Ajo tregon se kishte blerë një pako biskotash, të cilat ishin shitur për 650 lekë, dhe pas hapjes së paketës ka zbuluar se ato kishin krimb.
Sipas qytetares, pakoja përmbante 8 racione, dhe në vend që të shijonte biskotat, ajo u detyrua t'i hidhte për shkak të ndotjes me insekte. Ajo thekson se për fat të mirë e kuptoi këtë para se t'ia jepte djali i saj, duke shmangur çdo rrezik.
Denoncimi i qytetares:
“Përshëndetje! Bëra biskotat PLASMON që i kam marrë të Big Market dhe ja që kishte krimb në biskota. Të marësh 650 lekë një pako biskota me 8 racione brenda dhe t' hedhësh sepse janë me krimba. Falë Zotit që e dallova se mund edhe t'ja kisha dhënë djalit.”
Edhe pse biskotat janë të njohura dhe shpesh të konsumuar nga fëmijët, ky incident ka ngritur dyshime për cilësinë dhe ruajtjen e produkteve ushqimore. Autoritetet duhet të ndërmarrin hetime në lidhje me këtë rast, duke kërkuar të sigurojnë që marketet të mbajnë standardet e nevojshme për mbrojtjen e konsumatorëve.