Zari i Belindës i fal 3.6 MILIARD Lekë dy oligarkëve më të rinj në vend!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.07.2025, 12:03

Blendjan Dalipi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH), dega Tiranë, i ka dhuruar një tender me vlerë rreth 3.6 MILIARD Lekë kompanisë "GSA" sh.p.k. nën zotërimin e Agron Shapllos dhe Serafin Orgockës, e cila ka garuar me veten dhe është shpallur fituese.

Tenderi është shënuar me "FLAMUR TË KUQ" për mungesë konkurrence. Ky fakt minon parimin thelbësor të prokurimeve publike, i cili synon të sigurojë përdorimin më efikas të fondeve publike përmes një gare të ndershme dhe të hapur.

Oferta Fituese është sa 99% e Fondit Limit. Kjo diferencë minimale mes çmimit tavan të parashikuar nga OSSH dhe ofertës së vetme të paraqitur, në kushtet e mungesës së garës, tregon se buxheti i shtetit nuk ka kursyer pothuajse asgjë nga ky proces dhe çdo qindarkë është futur në xhepat e oligarkëve.

Praktikat e mira tenderuese aplikojnë një konkurrencë e shëndetshme që arrin të ulë vlerën e kontratës me të paktën 10-15% të fondit limit, duke kursyer miliona lekë për taksapaguesit.

KUSH JANË OLIGARKËT NË listën e 10 më të pasurve në vend?!

GSA është kompania monopol shqiptare që blen energjinë nga KESH dhe e shet më pas te OSHEE, duke zotëruar një segment jetik të qarkullimit të energjisë elektrike në vend. Po ashtu, ajo furnizon matës energjie dhe kryen mbikëqyrjen teknike të proceseve, një larmi aktivitetesh që shtrihen në thelb të rrjetit energjetik kombëtar, shërbim i cili i është përqëndruar në duart e dy oligarkëve.

Por ajo që tërheq vëmendjen është fakti se rritja e investimeve dhe fuqizimi i GSA-së vjen pikërisht pas vitit 2015, një periudhë ku sektori i energjisë përjetoi riorganizime dhe kalime strategjike në menaxhim dhe tenderime.

Rezulton se Shapllo dhe Orgocka, të cilin kishin qëndruar në hije për shumë kohë janë futur në 10-çen më të pasur në Shqipëri pas përfutimit pa kriter të parave publike. Deri para pak vitesh nuk figuronin as ndër 15 biznesmenët më fitimprurës në Shqipëri, e tanimë janë shfaqur papritur në vendin e 5-të dhe të 9-të.

Sipas të dhënave nga studimet ekonomike, në vitin 2016, Shapllo renditej i 16-ti në listën e biznesmenëve më fitimprurës, ndërsa Orgocka i 23-ti. Vetëm një vit më vonë, ata janë katapultuar në mesin e super-oligarkëve të Shqipërisë.

Ngjitja e befasishme e Shapllos dhe Orgockës, në një sektor kaq të ndjeshëm dhe të mbyllur si energjia, dhe investimet me ritme të shpejta në industri të rëndë, ngre pikëpyetje mbi burimet financiare, marrëdhëniet me institucionet publike dhe përfitimet nga tenderët strategjikë.

Sa transparente janë këto kontrata? Kush qëndron realisht pas këtyre emrave? Dhe a është GSA një histori suksesi apo një reflektim i kapjes së sektorëve jetikë nga interesa të ngushta?

Pyetje që kërkojnë një hetim të thelluar pas se një liste fitimesh marramendëse nga paratë e popullit të dhëna me klientelizëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit