Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe grekëve në Athinë, tre të plagosur me thikë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.07.2025, 10:55

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e së martës në sheshin e Ymittos në Athinë, ku pesë të rinj janë përfshirë në një konflikt që ka degjeneruar në përdorim të thikave. Sipas burimeve policore, debati i ashpër mes të rinjve, jashtë një lokali, u përshkallëzua në dhunë fizike. Në kulmin e përplasjes, njëri nga të rinjtë ka nxjerrë thikë dhe ka plagosur disa prej pjesëmarrësve.

Si pasojë e përleshjes, tre persona janë plagosur, ndër të cilët dy shtetas grekë, 18 dhe 20 vjeç, dhe një 30-vjeçar me kombësi shqiptare. 20-vjeçari ka pësuar plagë të rënda në shpinë dhe mushkëri dhe pritet të kalojë në një ndërhyrje kirurgjikale. Policia ka arrestuar dy të rinj, një 18-vjeçar shqiptar dhe një 17-vjeçar grek, të cilët do të paraqiten sot para Prokurorisë për akuzat për përdorim të dhunës dhe plagosje me thikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit