Pamje nga tërmeti i frikshëm që goditi Rusinë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.07.2025, 10:35

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë pamje dramatike që tregojnë momentet e frikshme kur një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 goditi afër brigjeve të Kamçatkës në Rusi, duke shkaktuar lëkundje të forta dhe duke ngritur alarmin për tsunami në të gjithë rajonin e Paqësorit.

Pas tërmetit, janë lëshuar paralajmërime dhe këshilla për cunami në disa shtete, përfshirë Japoninë, Hawain, dhe pjesë të mëdha të brigjeve perëndimore të SHBA-së, nga Alaska deri në Kaliforni, Oregon dhe Washington.

Autoritetet në zonat e prekura u kanë bërë thirrje banorëve në zonat bregdetare të evakuohen menjëherë drejt vendeve më të larta dhe të qëndrojnë të informuar, pasi dallgët e cunamit kanë nisur të prekin brigjet. Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA dhe Agjencia Meteorologjike e Japonisë po ndjekin situatën në kohë reale dhe po lëshojnë njoftime të vazhdueshme.

Ky tërmet po konsiderohet si një nga më të fuqishmit që ka goditur rajonin e Paqësorit në vitet e fundit. Në disa zona tashmë janë regjistruar valë të cunamit, megjithëse ende nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha. Autoritetet paralajmërojnë se pasojat e plota mund të bëhen të ditura më vonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit