Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ka goditur brigjet e Gadishullit Kamchatka në Rusi në orët e para të mëngjesit, duke shënuar dridhjen më të fortë në këtë rajon në 73 vitet e fundit.
Lëkundjet kanë shkaktuar cunami në disa pjesë të botës, përfshirë Rusinë, Japoninë, Alaskën dhe Hawaiin. Paralajmërime janë lëshuar edhe për vende si Kili, Polinezinë Franceze, Kinën dhe Kosta Rika.
Në Severo-Kurilsk (Ishujt Kuril), valët e cunamit arritën mbi 5 metra dhe shkaktuan përmbytje që mbuluan ndërtesa të tëra. Në Japoni, 1.9 milionë njerëzve u është thënë të evakuohen dhe një valë cunami prej 1.3 metrash ka arritur në prefekturën veriore të Iwate, sipas agjencisë meteorologjike të vendit.
Whales washed ashore in Japan after the tsunami.
— NEXTA (@nexta_tv) July 30, 2025
Local residents are trying to assist the animals. https://t.co/nvAmvpijnC pic.twitter.com/f89lQuHsU1
Hawaii po përballet me gjendje alarmi të lartë, me valën më të lartë prej 1.5 metrash në Maui. Rrugët janë bllokuar nga banorët që përpiqen të largohen drejt zonave të sigurta. Në Honolulu, sirenat janë dëgjuar përgjatë gjithë vijës bregdetare ndërsa turistët dhe vendasit po evakuohen në drejtim të brendësisë.
In Hawaii, residents are evacuating coastal areas due to the tsunami threat. Maui has seen massive traffic jams as people try to get away from the water.
— NEXTA (@nexta_tv) July 30, 2025
In Honolulu, the beaches are deserted, and sirens are warning of the approaching danger. Locals are heading inland to the… https://t.co/nvAmvpijnC pic.twitter.com/ud0ygjJy77
Guvernatori i Hawait, Josh Green, u ka kërkuar njerëzve të ndjekin urdhrat e evakuimit dhe të qëndrojnë të qetë, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i këshilloi amerikanët të jenë në gatishmëri për paralajmërimet për cunami.
Autoritetet në të gjithë rajonet e rrezikuara po ndjekin situatën me serioz dhe kanë nisur masat emergjente për mbrojtjen e popullatës.
Live Tsunami waves in Hawaii https://t.co/bmqjwsVreu
— NWS Weather Report (@report_nws) July 30, 2025