Ermal Fejzullahu: Jam i gatshëm të shkrij gjysmën e pasurisë time që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2025, 10:01

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka folur hapur për tema që shkojnë përtej muzikës dhe jetës personale.

Gjatë intervistës, ai u përball me një pyetje interesante: “Nëse do ta shkrije pasurinë tënde, përveçse për familjen, a do të kishte një alternativë të dytë? Për kë, për çfarë?”.

Përgjigjja e tij ishte e menjëhershme dhe e ngarkuar me emocion e patriotizëm.

“Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot. Është ëndrra ime dhe do të jetë gjithmonë”, deklaroi Fejzullahu.

Për Ermalin, ideali i një Shqipërie të madhe nuk është thjesht një mendim i largët, por një ëndërr personale për të cilën është i gatshëm të sakrifikojë edhe një pjesë të pasurisë së tij.

Ky qëndrim përforcon imazhin e tij jo vetëm si artist i suksesshëm, por edhe si qytetar me vetëdije kombëtare dhe ndjenja të thella patriotike.

Në një kohë kur shumë figura publike shmangin deklaratat e tilla, Ermali zgjodhi të flasë me zemër dhe pa filtra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit