Gruaja sulmon dhe akuzon pa fakte fqinjen në fshatin Midhe, policia nuk merr masa

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.07.2025, 10:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 29 korrik, në orën 10:23, në fshatin Midhe, ku një grua e quajtur Fatmira Sulaj është sulmuar dhe akuzuar padrejtësisht nga një tjetër grua, Hamdie Kurti. Ajo ka akuzuar Fatmira Sulaj se i ka hedhur mbeturina, ndonëse e vërteta është që një person tjetër në lagjen e tyre ka hedhur mbeturinat, dhe jo mami i saj.

Fëmija i viktimës, i cili ka regjistruar ngjarjen, thotë se Hamdie Kurti ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij duke e kapur për rrobash, ndërsa ajo ka akuzuar Fatmirën për diçka që nuk ka bërë. Videoja e ngjarjes, që tregon dhunën ndaj nënës, është e disponueshme, por kur ata kanë shkuar në polici, denoncimi nuk është pranuar.

Përgjegjësit lokalë, përfshirë shefin e zonës dhe kryeplakun e fshatit, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim, edhe pse janë paguar për t’i shërbyer qytetarëve. Ata nuk janë përgjigjur dhe nuk kanë ofruar ndihmën e nevojshme për të siguruar drejtësi.

Denoncimi i qytetarit:

"Përshëndetje, ju lutem publikojeni këtë video. Është një grua që mban me forcë mamin tim, e akuzon dhe e ka goditur. Policia nuk merr masa, apo të pranojë denoncimin. Kjo ka ndodhur më 29 korrik, në orën 10:23. Ajo që akuzon mamin quhet Hamdie Kurti. Mami im, Fatmira Sulaj. Në fshatin Midhe. Unë nuk kam përdorur dhunë, vetëm kam video që tregon se ajo e ka goditur mamin. Ajo ka akuzuar mamin për diçka, se gjoja i ka hedhur mbeturina, por mami nuk i ka hedhur, i ka hedhur një person tjetër në lagjen time. Kjo e ka akuzuar mamin, kam shkuar në polici por kallëzimi nuk pranohet. Shefi i zonës as nuk vjen dhe as kryeplaku i fshatit Midhe. Ai paguhet por nuk u shërben njerëzve. Ka hedhur mbeturina një person nga lagjja ime. Ajo akuzon mamin tim dhe e ka kapur për rrobash. Aty është një përrua dhe njerëzit kur kalojnë hedhin mbeturina. Ajo i thotë se i ka hedhur mami."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit