Humbja e kontrollit të zetorit i kushtoi jetën, ky është viktima Rasim Lika nga Bulqiza

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.07.2025, 08:18

Një aksident tragjik u regjistrua dje në fshatin Viçisht të Bulqizës, ku 67-vjeçari Rasim Lika humbi jetën pas një aksidenti të rëndë. Sipas informacioneve të para, Lika ka humbur kontrollin e zetorit që po drejtonte dhe ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e plagëve të marra, ai është transportuar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Rasim Lika ishte një banor i njohur i zonës, dhe humbja e tij ka trishtuar komunitetin lokal. Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa familjarët dhe të afërmit e viktimës janë shprehur të tronditur nga ngjarja e rëndë. Ky aksident ka rikujtuar nevojën për më shumë kujdes në rrugë, veçanërisht kur bëhet fjalë për përdorimin e mjeteve bujqësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit