Një banor i Ersekës ka denoncuar sot një veprim të paprecedentë nga kryetari i Bashkisë, Erion Isai, i cili ka prishur një stallë lopësh në një tokë të certifikuar me Certifikatën e Pronësisë dhe në proces legalizimi. Ky veprim është konsideruar nga qytetari një shkelje flagrante e ligjit, pasi toka është në një procedurë të miratuar legalizimi dhe ky akt i kryetarit të Bashkisë nuk ka asnjë bazë ligjore.
Sipas tij, kjo është një ndërhyrje e paligjshme që ka shkaktuar pasoja për të si fermer. Ky veprim i kryetarit të Bashkisë, i ndërmarrë pa asnjë arsye të vlefshme dhe në kundërshtim me ligjin, ka krijuar shqetësime të mëdha përbanorin dhe ka dëmtuar aktivitete bujqësore.
Denoncim:
Pershendetje! Jam një banor nga Erseka. Kjo eshte video e stalles se lopeve qe kryetari i bashkise Erion Isai e prishi sot. Doja ta denoncoja si rast flagrant dhe ne kundershtim me ligjin pasi toka eshte me certifikate pronesie dhe me proces legalizimi. Eshte prishur per tekat e kryetarit te bashkisë. Eshte ne proces legalizimi.
Erion Isai vazhdon të përfshihet në prishje dhe abuzime, duke shkelur ligjin dhe duke shkaktuar dëm të madh te kolonjarët. Ai është aktualisht nën hetim nga SPAK.