“Policia po u vendos gjoba të gjitha makinave, s’ka asnjë tabelë që ndalon parkimin”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.07.2025, 00:15

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania ku shfaqen forcat e policisë teksa vendosin gjoba ndaj disa automjeteve të parkuara në një rrugë pranë një xhamie në Ksamil.

Sipas denoncuesit, në atë segment rrugor nuk ndodhet asnjë tabelë që ndalon parkimin, çka e bën të pakuptimtë veprimin e policisë. Ai shprehet i revoltuar duke theksuar se të gjitha mjetet e parkuara aty janë ndëshkuar me gjobë, pavarësisht mungesës së një sinjalistike përkatëse.

“Mirëmbrëma, ja çfarë ndodh në Ksamil. Shteti vendos gjoba edhe pse këtu, te kjo rrugë para Xhamisë, nuk ka asnjë tabelë që ndalon parkimin. Thjesht duan të largojnë turistët. Të gjitha makinat që shihni në video janë gjobitur,” – shkruan qytetari.

Ky episod ka ndodhur në një periudhë ku Ksamili ndodhet në kulmin e sezonit turistik dhe pritet që autoritetet të tregojnë më shumë kujdes për mënyrën si ndërhyjnë në raport me vizitorët dhe sinjalistikën rrugore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit