Një qytetar nga Fieri ka dërguar një video denoncuese në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon një rast shqetësues neglizhence higjienike në picerinë “Lali”.
“Përshëndetje JOQ! Bleva një brusketë te 'Lali' në Fier dhe jam shumë i kënaqur me pastërtinë që kanë,” shprehet ai me ironi.
Në pamjet që ai ka dërguar, duket qartë një krimb i vogël i bardhë që lëviz në brusketën që sapo kishte blerë, të cilën po e konsumonte. Pasi e vuri re, i riu u neverit dhe nuk e konsumoi më ushqimin.
Ngjarja ngre shqetësime për mungesën e higjienës dhe kontrollit ushqimor në këtë subjekt, ndërsa autoritetet përkatëse duhet të ndërhyjnë menjëherë për të garantuar sigurinë e konsumatorëve.