Quizz: Gjeni se nga hyjnë banorët për në shtëpi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.07.2025, 21:50

Kjo foto e bërë në një lagje të Vlorës nuk është pjesë e ndonjë konkursi arkitekturor absurd, por realiteti me të cilin përballen shpesh banorët e një pallati.

Siç shihet, hyrja e vetme funksionale për në ndërtesë është e zënë nga një automjet i parkuar, i cili ka bllokuar totalisht aksesin për banorët. Shkalla është zhdukur nën rrotat e makinës, ndërsa pjesa tjetër e rrugës përreth është në gjendje të degraduar.

Në një qytet që aspiron turizëm dhe zhvillim, kjo situatë është një shembull i papërgjegjshmërisë qytetare dhe neglizhencës institucionale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit