Nëna dhe nusja u aksidentuan rëndë, Dritoni kërkon ndihmë për t’i kuruar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.07.2025, 18:50

Ndihmoni këtu: GoFundMe

Ky është Driton Rexhepi, një shqiptar që prej vitesh jeton në Geordia të Amerikës.

Ai ka zgjedhur t’i drejtohet shqiptarëve nëpërmjet JOQ Albania me një apel për ndihmë, pasi nëna e tij Qamile Rexhepi, është në gjendje të rëndë shëndetësore e shtruar në spital.

Qamilja 52-vjeçe, ishte duke udhëtuar në një makinë së bashku me të dashurën e Dritonit, ku një kamion që po udhëtonte me shpejtësi i përplasi. Për pasojë nëna e të riut mori trauma të rënda duke pësuar thyerjen e këmbës së djathtë, disa brinjëve, thyerjen e legenit dhe një tronditje në tru.

Dritoni tregon se nëna e tij ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve në gjendje kritike për jetën. Mjekët i kanë thënë se ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale ku do t’i vendoset një shufër metalike me vida. Sipas djalit të saj, për shkak të moshës, mjekët kanë paralajmëruar se nëna e tij mund edhe të mos ecë më.

Me zemër të vrarë, Dritoni u kërkon ndihmë shqiptarëve pasi shpenzime shëndetësore kushtojnë dhe familja e tij nuk mund t’i përballojë.

“Nëna ime është një grua e mirë dhe punëtore, që ia ka kushtuar jetën familjes së saj dhe babit tonë. Më falni që nuk flas mirë shqip, sepse jetoj në Amerikë, në Georgia, dhe kam qenë këtu për një kohë të gjatë. Të dyja janë në fazë terapie tani, por kjo situatë është shumë stresuese për familjen, sepse mamaja është mbajtësja e vetme e shtëpisë. Jam në spital për momentin, ju lutem më ndihmoni,” shkruan ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit