Monika Kryemadhi në SPAK me syze 690€: “S’kemi bërë harxhime të mëdha, na akuzojnë kot”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.07.2025, 16:59

Një dalje që nuk kaloi pa u vënë re, Monika Kryemadhja e ftuar në dyert e SPAK-ut, u shfaq sot sërish përballë kamerave.

Me buzëqeshje të lehtë në fytyrë e me një palë syze dielli që sipas syrit të mprehtë të popullit shqiptar, kapin çmimin 690 euro.

SPAK vijon hetimet për një sërë çështjesh që përfshijnë shpenzimet dhe pasurinë e saj dhe të bashkëshortit, Ilir Meta.

Qytetari shkruan:

"Pershendetje JOQ, Monika Kryemadhja del nga SPAK dhe me syze 690€ thot: "skemi bere harxhime te medha, na akuzojne pa te drejte"

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, opinioni publik mbetet në pritje jo vetëm për rezultatet e SPAK, por edhe për daljet e Kryemadhit që si duket, nuk kursen aksesorët luksozë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit