Aksidentohet për vdekje 67-vjeçari në Bulqizë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.07.2025, 15:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Viçisht të Bulqizës ku një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me mjet bujqësor.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur shtetasi Rasim Lika, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

I moshuari u transportua menjëherë në spital, por për fat të keq nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

"Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit