Akrobaci në Tiranë, qytetarët përpiqen të shmangin ujin që nuk thithën dot pusetat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.07.2025, 16:35

Në këto ditë përvëluese vere, kur temperaturat janë rritur ndjeshëm, kjo e martë solli një çast freskie në kryeqytet. Një shi i lehtë disa minutash mjaftoi për të pastruar pluhurin që mbulonte gjethet e pemëve, makinat dhe rrugët e Tiranës së zhurmshme, duke sjellë përkohësisht një ndjesi qetësie.

Por si gjithmonë, u deshën vetëm pak pika shiu për të rikthyer në vëmendje një nga problemet kronike të qytetit, përmbytjet. Pusetat të cilat duket se janë të bllokuara prej muajsh, nuk arritën të përballojnë as këtë sasi minimale uji, duke paralajmëruar atë që pritet të ndodhë gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit. Përmbytjet, me gjasë do të jenë sërish pjesë e përditshmërisë.

Në rrugë shihen kalimtarët që përpiqen të kalojnë me vështirësi nëpër trotuare dhe vija të bardha pothuajse të zhdukura, duke bërë ‘akrobaci’ për të shmangur pellgjet. Ndërkohë, makinat që kalojnë spërkasin ujin e mbledhur, pasi pusetat nuk janë në gjendje ta thithin.

Kjo situatë kërkon një ndërhyrje të menjëhershme. Pastrimi i plotë i kanaleve dhe një menaxhim më efikas i rrjetit të ujërave të bardha është i domosdoshëm, në mënyrë që Tirana të mos përmbytet më sa herë bie një shi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit