Mickoski: Paga mesatare aktuale nuk mjafton, po punojmë që të jetë më e madhe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2025, 20:14

Nga Enti Shtetëror për Statistikë njoftuan se neto-paga e paguar mesatare në maj të këtij viti ishte 45.796 denarë, që është 11 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. I pyetur për këtë statistikë, kryeministri Hristijna Mickoski tha se kjo nuk mjafton dhe se si qeveri po punojnë që paga mesatare të jetë edhe më e madhe.

“E para që dua të them është se edhe kjo nuk mjafton, se duhet të jetë edhe më e madhe paga mesatare dhe në atë drejtim vazhdojmë të punojmë si qeveri. Por vetë fakti që edhe paga mesatare bruto dhe neto rritet për më shumë se 11 për qind, është përgënjeshtrim për të gjithë ata nekrofilë në opozitë”, tha Mickoski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit