Skandal shtet-oligarkë! Klevis Jahaj i UK i fal 2.2 MILIONË € oligarkëve Gjikuria

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.07.2025, 14:35

Klevis Jahaj drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) që prej vitit 2021, i ka falur kompanisë Gjikuria të drejtuar nga Milo dhe Lenc Gjikuria 2.2 MILION €, është zbuluar në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Skandali financiar me vlerë miliona euro është kryer me vetëdije nga Jahaj, aktualisht deputeti i PS në Fier.

Bëhet fjalë për projektin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza dhe sistemit KUZ në zonën e Drimadhës dhe Dhërmiut, si dhe për kontratën e furnizimit me ujë për zonat turistike të të njëjtave lokalitete. Të dyja kontratat janë firmosur në gusht të vitit 2020 me afat 12-mujor për përfundim, një afat që kompania nuk e ka respektuar.

Në rastin e parë, vonesa ka shkuar në 796 ditë, ndërsa penaliteti i papaguar kap vlerën e mbi 1.5 milionë eurove, shkruan Kapitali. Në projektin e dytë, ku Gjikuria është lider në një bashkim me kompanitë “4 A-M” dhe “Rej”, vonesa ishte 456 ditë, dhe penaliteti i paplikuar kap shifrën e mbi 618 mijë eurove.

KLSH e konsideron këtë një dëm të drejtpërdrejtë ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe e ka cilësuar situatën si mosveprim të qëllimshëm të autoritetit kontraktor.

Skandali thellohet më tej, pasi në vend që AKUK të ndërpriste çdo bashkëpunim me kompaninë, në tetor të vitit 2023 i dha sërish një tjetër kontratë këtë herë me një vlerë edhe më të lartë: 7.5 milionë euro për furnizimin me ujë në zonat bregdetare dhe zonat e shpallura investim strategjik në Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi.

KLSH ka akuzuar drejtëpërdrejt AKUK se, ndonëse ishte në dijeni të vonesave dhe mungesës së garancive për përmbushjen e kontratave, sërish e shpalli fituese kompaninë “Gjikuria”, në kundërshtim me çdo normë ligjore të prokurimeve publike.

Në përfundim të raportit, Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Agjencisë të nisë menjëherë procedurat për rikuperimin e 2.2 milionë eurove të falura, si dhe të marrë masa ndaj punonjësve përgjegjës për këtë abuzim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit