Ministria e Transportit në RMV anuloi tenderin për blerjen e 120 autobusëve elektrikë-ekologjikë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2025, 14:20

Ministria e Transportit ka anuluar procedurën e prokurimit publik për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do të furnizonte 120 autobusë elektrikë ekologjikë për transportin publik, si dhe stacionet e karikimit për ta.

Bëhet fjalë për thirrjen publike të shpallur më 17 qershor, me afat për dorëzimin e ofertave deri më 24 korrik 2025, ku vetëm një kompani paraqiti ofertë.

Pas vlerësimit të bërë, Komisioni përgjegjës për realizimin e prokurimit publik konstatoi se kompania nuk i plotësonte kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.

Ministria e Transportit bëri të ditur se në periudhën në vijim do të realizojë analiza shtesë lidhur me furnizimin me autobusë elektrikë ekologjikë dhe do ta informojë publikun në kohë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit