Komisariati i Rrëshenit plot me policë boksierë! Qytetari: Më rrahën, do bëj vetëgjyqsi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.07.2025, 15:11

Emirion Mandreja, një i ri nga Rrësheni që prej vitesh jeton në Itali, i është drejtuar TVA News për të denoncuar një sulm fizik që i ka ndodhur dy vite më parë nga zyrtarët e komisariatit të qytetit.

Në një rrëfim ekskluziv, Emirioni tregon si nisi gjithçka. Ai ishte duke pirë kafe në Rrëshen dhe sapo ishte larguar për te makina e tij që e kishte parkuar 100 metër në distancë nga komisariati. Në këtë moment, tre efektivë policie civilë i janë afruar te makina dhe i kanë kërkuar dokumentat. Sipas Emirionit mes policëve ka qenë dhe Klodian Kondi, i cili mbante postin e Shefit të Komisariatit.

Më thotë Klodian Kondi, “Zotëri me jep një dokument identifikimi”. I jap kartën e identitetit. Më pyet për dokumentat e makinës dhe më thotë ku e ke shtëpinë. I tregova pallatin,” shprehet Emirioni.

Gjithçka agravoi kur Klodian Kondi e pyeti: “A jeton në Shqipëri?”, dhe Emironi i tha: "Jo jetoj në Itali", por rrefuzoi t'i tregonte punën që bënte. Në këtë moment, Klodiani e ka zbritur nga makina dhe e ka shoqëruar në komisariat, ku më pas efektivët e kanë dhunuar fizikisht.

*Klodian Kondi, Shefi i denoncuar për dhunë!

Më tha mu përgjigj mirë mua. -Zotëri nuk jam i detyruar të të përgjigjem, i thashë. Më tha ja se të deturoj unë dhe më zbriti nga makina. Më bëri një kontroll dhe më tha hajde në komisariat se atje të detyroj unë të tregosh. Më shoqëruan Zef Marku, Klodian Kondi dhe Vladimir Lasku, ndërsa atje gjetëm Arben Markun, Hasan Hetën dhe një djalë tjetër po që nuk u përfshi ai,” tregon më tej denoncuesi.

Në këtë moment përplasja verbale ka kaluar në dhunë fizike, ku Klodian Kondi e ka ofenduar dhe goditur Emrionin, duke i lënë fraktura në pjesën e fytyrës dhe gjymtyrëve. Kjo gjë e ka nxehur Emirionin dhe u është kthyer policëve me ofendime: “I shava të gjithë! Atyë më rrahën me grushta e shpulla. Vladimir Lasku më mbajti nga krahët dhe më qëllonte me gju në gjoks dhe në barku. U thashë: Më mirë më vritni këtu se këtë unë do ta dërgoj deri në fund dhe ju do ta paguani, vetëm në vdeksha.

*Emirioni me fraktura nga dhuna e policisë.

Ai rrëfen më tej se shefi i krimeve e mori në zyrë duke i kërkuar që muhabeti të mbyllet me aq, por Emirioni nuk ka pranuar. Efektivët e komisariatit kanë telefonuar dhe një mik të përbashkët polic të Emirionit dhe të tyre, por ai nuk ka pranuar që të ndërmjetësojë.

Më pas, Emirioni tregon se i janë plotësuar dokumentat sikur ka bërë rrezistencë ndaj policisë, dhe e kanë shoqëruar me forgon në komisariatin e Lezhës, ku është mbajtur për tre ditë deri sa ka dalë në gjykatë.

Më bënë letrat për rrezistencë me dhunë. Më shoqëruan në Lezhë në komisariat. Më mbajtën 3 ditë dhe më pas më nxorrën me detyrim paraqtje. Unë isha i nxirrë, prokuroria nuk më pyeti fare nga i ke marrë këto shenja,” tregon ai.

Ai tregon më tej se nuk ka pasur kurrë asnjë problem me policinë apo drejtësinë, dhe për këtë ngjarje të padrejtë që i ka ndodhur në Rrëshen kërkon që përgjegjësit të ndëshkohen, ose thotë se do të detyrohet që të bëjë vetëgjyqësi.

*Pamje të tjera të frakturave.

Kjo ngjarje bëhet publike në një kohë kur institucioni i Policisë së Shtetit është vendosur në qendër të kritikave në publik, me policë që dhunojnë kamarierët, e të tjerë që konsumojnë kokainë. Ndërkohë që në Rrëshen duket se pjesa më e madhe e komisariatit është e përfshirë në një megaskandal që kërkon përgjegjës.

*Klodian Kondi Shefi i Komisariatit, Arben Marku Shefi i Krimeve, Ilir Përdeda gjyqtari i çështjes duke darkuar bashkë gjatë kohës që çështja ishte në gjykim.

Intervista e plotë këtu:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit