Një qytetar nga Elbasani i është drejtuar redaksisë sonë për të kërkuar ndihmën e qytetarëve, pasi persona të panjohur i kanë vjedhur makinën në derë të shtëpisë.
Bëhet fjalë për këtë automjet tip “Golf 5+” me targa AB 993 KM, të cilin denoncuesi e kishte parkuar përpara shtëpisë së tij në fshatin Petresh. Vjedhja sipas tij ka ndodhur rreth orës 22:00, moment gjatë të cilit në zonë ka pasur shkëputje të energjisë elektrike.
Sipas denoncuesit për shkak të shkëputjes së elektricitetit kamerat e sigurisë në bizneset përreth nuk kanë fokusuar momentin kur hajdutët janë larguar. Qytetari kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve që mund ta shohin makinën e tij, që ta informojnë atë duke e telefonuar në numrin e telefonit 069 39 43 000.
Meszhi i plotë:
“Pershendetje, doja te denoncoja per humbjen e nje makine ngjyre gri golf 5+ naten e djeshme prane shtepise ne nje fshat te qytetit te Elbasanit. Makina eshte vjedhur mbreme pas ores 22:00, ka qene e parkuar perpara shtepise ne fshatin Petresh. Gjate nates ka patur nje shkeputje te energjise elektrike dhe ne lokalet perreth sjane te gjitha pamjet e kamerave te sigurise, dyshoj te jete e qellimshme.
Kushdo qe mund ta shohe ju lutem te na kontaktoje! 069 39 43 000. Targa eshte AB 993 KM”