Me çfarë merret Policia? Faqet anonime denigrojnë të miturat në Fier

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.07.2025, 13:34

Një situatë alarmante është denoncuar nga qytetarë në Fier, ku disa faqe në rrjetet sociale po shpërndajnë në mënyrë të përsëritur foto dhe video nudo apo gjysmë-nudo të vajzave të reja, përfshirë edhe të mitura. Denoncimi është bërë pranë redaksisë së JOQ Albania, ku theksohet se bëhet fjalë për një formë të rëndë të dhunës digjitale dhe abuzimit të privatësisë.

Sipas qytetarëve, disa faqe, emrat e të cilave JOQ ALBANIA i disponon por nuk do i publikojë, janë aktive dhe postojnë rregullisht përmbajtje fyese dhe denigruese, që synojnë vajza të reja, kryesisht adoleshente. Shumë nga viktimat janë të mitura dhe po ekspozohen në mënyrë publike pa asnjë filtër, duke u vënë në shënjestër të turpit publik, bullizmit dhe presionit psikologjik.

Qytetarët thonë se të rinjtë po denigrohen në mënyrën më të ulët dhe çdo ditë po përballen me dhunë verbale dhe poshtërim në publik. Sipas tyre këto faqe nuk ndalojnë, çdo muaj rihapen me emra të rinj.

Ata kërkojnë mbylljen e menjëhershme të faqeve që përhapin përmbajtje denigruese dhe abuzive dhe identifikimin e ndëshkimin penal të personave që qëndrojnë pas tyre.

Policia e Shtetit duhet të reagojë sa më parë pasi kjo problematikë nuk është prezente vetëm në Fier por edhe qytete të tjera dhe pasojat janë tepër të rënda për brezin e ri që çdo ditë e më shumë bëhet agresiv dhe abuzues.

Denoncimi 1:

Përshëndetje JOQ, Po ju shkruaj për të denoncuar një situatë shumë shqetësuese që po ndodh në Fier. Janë krijuar disa faqe në rrjetet sociale që publikojnë foto nudo ose gjysmë-nudo të vajzave të reja, shumica prej të cilave janë të mitura. Këto faqe nuk janë vetëm të turpshme, por edhe të rrezikshme. Ato shkelin privatësinë dhe dinjitetin e vajzave, duke i ekspozuar ato ndaj bullizmit, presionit dhe traumave të rënda psikologjike. Kjo është një formë abuzimi dhe dhune digjitale që nuk mund të lihet pa reagim. Ju lutem, bëjeni këtë denoncim publik dhe ndihmoni që të merren masa për mbylljen e këtyre faqeve dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Denoncimi 2:

Dua të denoncoj një situatë shumë shqetësuese që po përsëritet në Fier. Disa faqe në rrjetet sociale me përmbajtje fyese dhe denigruese janë rihapur sërish. Këto faqe po shkatërrojnë moralin e të rinjve, sidomos të adoleshentëve, duke nxitur bullizëm, urrejtje dhe përçmim ndaj njëri-tjetrit. Adoleshentët fierakë po ofendohen në mënyrën më banale dhe shpesh janë në shënjestër fëmijë që mund të jenë vetëm 12 vjeç. Është e pabesueshme që ky problem ndodh çdo muaj dhe askush nuk merr masa. Ju lutem ta publikoni këtë mesazh anonimisht, dhe t’i bëhet thirrje Policisë së Shtetit që të ndërhyjë seriozisht. Këto faqe po shkatërrojnë brezin e ri dhe nuk mund të vazhdojnë të funksionojnë pa asnjë ndëshkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit