Biznesmeni i salsiçeve Sokol Meqemeja, i njohur për aktivitetin e tij në tregtinë e sallamit dhe salsiçeve “Wudy” është shpallur në kërjim. Kol salçiçja, pronar i disa kompanive të sektorit të ushqimit dhe energjisë akuzohet për ndërtim të një impianti gazi (TEC) pa leje mbi tokë shtetërore.
Gjatë kontrolleve u konstatua ndërtimi i paligjshëm i një TEC-i në zonën e Delvinës.
Në pranga ranë dy inxhinierët e kompanisë, Elton Malkaj dhe Luan Metaj, ndërsa krahas Meqemejës u shpall në kërkim edhe administratori i kompanisë, Juglerd Ibrahimi.
Meqemeja përmendet në dosjen hetimore të SPAK si i lidhur me ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas prokurorisë, Meqemeja dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e origjinës së disa pasurive përmes transaksioneve fiktive, përfshirë një pagesë prej 140 mijë euro.
Meqemeja është pronar i kompanisë “Frigo Food Albania” importueses së salsiçeve kancerogjene që futen në tregun shqiptar.