Prindërit me fëmijë 3 orë në pritje, asnjë gjurmë nga neurologia e pediatrisë në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.07.2025, 11:48

Një prind i revoltuar denoncon publikisht përmes JOQ një situatë të përsëritur në pediatrinë e Tiranës, ku që prej orës 08:00 të mëngjesit ndodhet në pritje të doktoreshës së neurologjisë së fëmijëve. Sipas tij, në fillim u njoftua se mjekja do të vinte në orën 10:00, por edhe pas kësaj ore, askush nuk ka dalë të japë një informacion të qartë.

“Pershendetje! Si kaloni? Jemi ne pediatria jemi qe ne oren 8 ne mengjes dhe duke pritur doktoreshen e neurologjise te pediatria na thane ne oren 10 ka orarin qe vijne tani thone mos u shqetesoni sepse do vije. Po oresim me fëmijën e gogël. Pine kafe doktoresha apo ku di une se cfare behet sepse nuk thone qe doktoresha eshte ne pavion per vizita por mos u shqetesoni se do vije. Kjo gjendje gjithmone keshtu eshte”, shprehet ai.

Prindi, që ndodhet bashkë me fëmijën e vogël në ambientet e spitalit, ngre shqetësimin se kjo nuk është hera e parë që ndodhin vonesa dhe mungesë transparence në shërbimet pediatrike. Ai kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin masa konkrete, pasi pritjet e gjata dhe mungesa e informacionit dëmtojnë direkt fëmijët dhe lodhin tej mase prindërit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit