Në lagjen Kodër Marlekaj të Lezhës, banorët po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të punimeve të nisura për ujësjellësin e ri. Sipas denoncimeve të ardhura në redaksinë e JOQ, një pjesë e rrugës është gërmuar prej më shumë se një muaji dhe është lënë pa asfalt, vetëm me zhavorr dhe gurë. Shiu i mbrëmshëm ka përkeqësuar gjendjen, duke shpërndarë inertet dhe duke e bërë kalimin të vështirë e të rrezikshëm.
Denoncimi1:
Mirmengjes JOQ! Kjo eshte nje pjese rruge te lagjia Koder Marlekaj ne Lezhe ku po behen punime per ujesjellesin e ri dhe ka nje muaj qe eshte germuar dhe eshte lene vetem me zhavorr dhe gure dhe shiu i mbremshem i ke terhequr te gjitha duke e bere kalimin te veshtire.

Qytetarët shprehen të revoltuar nga mungesa e kujdesit dhe mosveprimi i institucioneve përgjegjëse. Ata fajësojnë drejtpërdrejt kryetarin e Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, për gjendjen e rrugës dhe mënyrën se si po menaxhohen punimet publike në zonë. Në vend të përmirësimit të infrastrukturës, banorët ndihen të braktisur në baltë dhe zhavorr.
Denoncimi 2:
Shikoni Pjerin Ndreun si e katandisi koder marlekaj
Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për përfundimin e punimeve dhe sistemimin e rrugës, në mënyrë që jeta e përditshme të mos vazhdojë në kushte të papërshtatshme. Përndryshe, thonë se përgjegjësia bie mbi institucionet lokale që kanë premtuar investime, por në praktikë po krijojnë më shumë problematika sesa zgjidhje.
