JOQ Albania publikoi së fundmi një denoncim që ngre shqetësime për një efektiv të komisariatit të Lezhës, me inicialet Gj. T., i cili akuzohet se konsumon kokainë, mungon shpesh në punë dhe përdor armën e shërbimit në mënyrë të pakujdesshme. Denoncuesi pretendon se polici është përjashtuar për mungesa, por është rikthyer në detyrë me ndihmën e një efektivi tjetër në Tiranë, duke vënë në dyshim seriozitetin e institucioneve përkatëse.
Pas publikimit të këtij lajmi, ka ardhur edhe reagimi i efektivit të përmendur, i cili mohon lidhjen me përdorimin e drogës. Ai sqaron se videoja që qarkullon në media është tre vjeçare, ndërsa ai është pjesë e Policisë vetëm prej një viti. Polici kërkon që videoja të fshihet dhe apelon për korrigjim të informacionit të pasaktë që po përhapet në publik. "Joq ju bej me dije se vidio ne redaksine tuaj ka 3 vite. Une kam 1 vit ne polici, kshu qe s'jane te vereta. Ajo video qe ka dael duke perdor lende narkotike. Kshuqe si vidio ju lutem mund ta fshini", shkruan polici për JOQ.