Në qytetin e Elbasanit po vijon prishja dhe çmontimi i hapësirave publike sipas urdhrit zyrtar, ku shumica e lokaleve dhe bizneseve kanë marrë shkresa për të larguar strukturat e tyre. Megjithatë, karburanti në qendër të qytetit duket se është përjashtuar nga ky proces, pasi nuk i është dërguar asnjë njoftim për prishje, ndonëse zona përballet me çmontime të tjera të hapësirave publike.
Ky karburant është kompensuar që në vitin 2013 gjatë hapjes së një rruge të re, ndërkohë që ndodhet në një hapësirë publike përballë një pallati të ndërtuar në qendër të Elbasanit. Pronare e kësaj prone është Ermira Urupi, kryetarja e Partisë Socialiste në Elbasan, çka ngre dyshime për një trajtim të favorshëm ndaj këtij objekti.
Qytetarët dhe bizneset që po preken nga prishjet kërkojnë nga institucionet përkatëse që të bëjnë verifikime të menjëhershme dhe të sigurojnë barazi në zbatimin e ligjit, duke mos toleruar asnjë favorizim, pavarësisht prej pozicionit politik të pronarëve.
Denoncimi:
Ne qytetin e Elbasanit po prishen dhe po hapen hapesirat publike. Te gjitha kane filluar te cmontohen dhe i ka ardhur shkresa. Karburanti ne qender te Elbasanit nuk po prishet dhe nuk i kane cuar leter per prishje nderkohe ca eshte mbrapa tij po prishen te gjithë. Eshte kompesuar qe ne 2013, kur u hap rruga. Me toke perballe po ne qender ku ka ndertuar pallat. Eshte ne hapesire publike. Pronare eshte Ermira Urupi, kryetarja e ps Elbasan.
