Një qytetar ka denoncuar pranë JOQ një rast të dyshuar favorizimi në procesin e lirimit të hapësirave publike në kompleksin ASL, pranë Spitalit Neurologjik, i ndërmarrë së fundmi me nismën e kryeministrit Edi Rama. Sipas denoncuesit, lokali “Dodo Playground”, i administruar nga vëllezërit Gazheli, nuk ka zbatuar urdhrin për çmontimin e tendave, ndryshe nga lokalet e tjera në të njëjtën zonë.
Qytetari pretendon se ky lokal është qëllimisht anashkaluar nga punonjësi që ka bërë fotot për dokumentim, me qëllim zvarritjen e procedurës ndaj tij. Ai ka dërguar edhe një foto nga një kënd tjetër për të treguar qartë situatën dhe për të theksuar padrejtësinë në zbatimin e vendimit.
Denoncuesi kërkon që IMT të reagojë menjëherë dhe të ndërhyjë pa asnjë lloj favorizimi, duke i trajtuar të gjithë bizneset në mënyrë të barabartë. Ai aludon për lidhje të mundshme familjare me Gent Gazhelin si arsye për mosveprim.
Denoncimi:
Pershendetje joq, Desha te bej nje denoncim ne lidhje me postimin e fundit per lirimin e hapsires publike ne kompleksin Asl nga vete Edi rama. Prane spitalit neurologjik Nje nga lokalet (dodo playground) eshte mbuluar qellimisht nga punonjesi qe ka bere foton per ta zvarritur proceduren nderkoh qe gjithe lokalet e tjera kane cmontuar tendat. po ju dergoj nje foto nga nje kend tjeter per ta kuptuar me mire situaten. Do tiu lutesha ta postoni qe institucionet perkatese te marrin masa sa me shpejt pa favorizime. Faleminderit. Lokali ne fjale eshte i vellezerve gazheli. Mateo gazheli me te vllain. Ata e kan. Te vetmin qe se kan prishur ne te njejten rruge drejt. Me duket se jane te lidhur me gent gazhelin
