Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për zjarrvënie në Mitrovicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2025, 09:15

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të dyshuarit dhe kërkon bashkëpunim me mediat dhe qytetarët që të bëhet e mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit në foton e publikuar.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se personi i dyshuar në foto është i dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”, andaj Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës .

Tutje në njoftim thuhet se informatat për personin, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,Lajmëro Policinë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit