Fshati Kalasë digjet, patronazhistja ‘krihet’ dhe sulmon turisten që kritikon shtetin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.07.2025, 09:06

Ndërsa zjarret kanë përfshirë fshatin Kalasë, një turiste ka reaguar në rrjete sociale, duke shprehur indinjatën e saj për mungesën e ndërhyrjes nga autoritetet. “Fshatrat vazhdojnë të digjen dhe njerëzit humbasin gjithçka, ndërsa shteti nuk bën asgjë!”, shkroi ajo në një grup ku ishte shpërndarë lajmi për situatën.

Në vend që të jepte ndonjë informacion mbi masat e marra ose të qetësonte publikun, reagimi i parë institucional erdhi në formën e një sulmi. Gentiana Maçi, përfaqësuese e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, iu kthye turistes me fjalë fyese: “Kujt dreqin po ia thua që nuk po bën asgjë? Je turist, kështu që rri e qetë ose kthehu në vendin tënd. Nëse je kaq e shqetësuar, shko dhe ndihmo si vullnetare!”

Në vend të transparencës dhe përgjegjësisë, zyrtarja zgjodhi të sulmojë një të huaj që ngriti zërin për një çështje reale. Kjo qasje tregon më shumë për krizën në komunikim institucional sesa për menaxhimin e zjarreve.

Ndërkohë që fshati Kalasë digjet, Gentiana e AKMC ‘krihet’ dhe sulmon turisten e cila komenton realitetin. Patronazhistja Gentiana është më e shqetësuar për imazhin e shtetit në Facebook sesa për situatën në terren.

Ndërsa flakët përpijnë pyjet, duket se disa përfaqësues të shtetit kanë zgjedhur të digjen nga nervat për kritikat në internet, në vend që të përballen me zjarret në terren. Dhe kur turistët ndihen më të shqetësuar se strukturat shtetërore, kuptojmë se zjarret nuk janë më vetëm në pyje, por edhe në ndërgjegjen publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit