Ia dha një turisteje por ajo u përplas dhe s’e mban mend ku e la, qytetari kërkon ndihmë për gjetjen e motorit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.07.2025, 01:08

Një qytetar ka kërkuar ndihmën e redaksisë së JOQ Albania për të gjetur motorin e tij, i cili ka humbur në rrethana të paqarta në zonën e Golemit.

Sipas denoncuesit, motori i është dhënë për pak kohë një vajze nga Norvegjia, e cila ka pësuar një aksident, fatmirësisht pa pasoja për jetën. Turistja nuk mban mend saktësisht vendin ku ka lënë motorin pas përplasjes.

“Ajo më tha se ishte përplasur në Karpen të Kavajës, ndërsa policia më thotë se aksidenti ka ndodhur te prroi i Agait. E kam kërkuar motorin në çdo vend, por nuk po e gjej dot, as në polici,” – thotë ai.

Qytetari bën thirrje që kushdo që mund ta ketë gjetur motorin, ta kthejë mbrapsht, pasi nuk ka ndërmend të bëjë denoncim dhe “nuk do t’i hapë punë askujt me polici”.

Motori, siç e shihni në foto, sipas tij është me letra të rregullta por pa targa. Kushdo që ka informacion, është i lutur të kontaktojë qytetarin në numrin: 0695246840.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit