Një vajzë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar një djalë, që sipas saj i ka mbetur në mendje që kur e pa në plazhin e Lungomares në Vlorë.
Ajo ka këmbëngulur prej disa ditësh që mesazhi i saj të publikohet, me shpresën se djali misterioz do ta lexojë.
Sipas përshkrimit të saj, bëhet fjalë për një djalë të gjatë, me mjekër dhe tatuazh në njërin krah, ku shihet shkronja “G”.
“E kam parë te Sunset, ishte i gjatë, me mjekër, kishte një tatuazh në krah me shkronjën G. Po e lexove, bëj një reply te komentet se të njoh vetë”, – shkruan ajo me shpresë.
Edhe pse ka zgjedhur të mbetet anonime, vajza tregon se nuk e ka hequr dot nga mendja prej disa ditësh djalin që pa, ndaj ka vendosur të provojë fatin përmes JOQ.
Nëse e njihni personin që përputhet me këtë përshkrim dhe që ka qenë te 'Sunset' disa ditë më parë, jeni të lutur t'i bëni tag... ndoshta mund të jetë fillimi i një historie të bukur dashurie.