Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar të shtunën në mbrëmje ekzistencën e një “politike urie” në Rripin e Gazës, duke deklaruar se “nuk ka uri në Gaza”. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference në Jeruzalem, të organizuar nga këshilltarja e ish-presidentit Trump, Paula White.
Pavarësisht dhjetëra raportimeve dhe dëshmive nga terreni, si dhe denoncimeve të organizatave humanitare që kanë akuzuar vazhdimisht Izraelin për kufizime të rënda në dërgimin e ndihmave, Netanyahu u shpreh se shteti izraelit “ka lejuar ndihmat humanitare gjatë gjithë kohës së luftës. Përndryshe, nuk do të kishte më banorë në Gaza.”
Ai akuzoi gjithashtu Hamasin se po përvetëson ndihmat e huaja dhe më pas “akuzon Izraelin se nuk i dërgon ato.”