Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga policia në Gostivar, ku tre gra janë arrestuar si të dyshuara për përfshirje në prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve me përmbajtje të ndaluar, ku viktimë është një fëmijë vetëm tre vjeç.
Në mesin e të ndaluarve është një 31-vjeçare nga Shqipëria, A.Q., me vendbanim në rrethinën e Gostivarit. Ajo është ndaluar së bashku me motrën e saj 22-vjeçare, M.J., si dhe një shoqe tjetër të tyre, E.I., 23 vjeç, nga rrethina e Tetovës. Arrestimet u kryen pas një kallëzimi të bërë nga bashkëshorti i 31-vjeçares.
Sipas hetimeve të Prokurorisë Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut, gratë dyshohen se gjatë qëndrimit në Itali kanë incizuar dhe shpërndarë video me përmbajtje të rëndë, në të cilat është përfshirë djali i mitur trevjeçar i njërës prej tyre.
Prokuroria ka kërkuar që ndaj të dyshuarave të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa rasti po trajtohet në përputhje me nenet përkatëse të Kodit Penal për keqpërdorim dhe pornografi me të mitur.
Policia konfirmon se të dyshuarat janë ndaluar dhe ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.